KreuCelebrity

Pas puthjes së famshme me Arjolën, gruaja e Ilirit zbulon se do vijë në Tiranë, dhe..!

Që nga pjesëmarrja e Ilir Shaqirit në Big Brother VIP, bashkëshortja e tij Emanuela Morini ka dhënë vazhdimisht intervista për mediat shqiptare.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka folur për finalen e bashkëshortit të saj.

Emanuela u pyet sërish për puthjen e shumë përfolur mes Ilirit dhe Arjola Demirit, për të cilën tha se nuk është aspak xheloze. Madje shtoi se me aktoren e njohur mund të pijë një kafe me të.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Si po të duket fakti që Iliri është finalist, e pas pak ditësh mund ta përqafosh?

Emanuela: Jam e lumtur për të se e meriton të jetë në finale dhe e lumtur se do të kthehet në shtëpi më në fund.

Gazetari: Do të kthehet direkt në shtëpi apo do vish ti në Shqipëri?

Emanuela: Unë vij në Tiranë për finalen dhe do të rri për pak ditë. Pastaj unë do kthehem në Romë për punë, ndërsa ai nuk e di. Do ta shohim.

Gazetari: Ke parë me kujdes se çfarë ka ndodhur këto kohët e fundit?

Emanuela: E kam ndjekur, por mund të më ketë kaluar ndonjë gjë, se ju shqiptarët flisni shpejt dhe nuk e kuptoj

Gazetari: Po puthja të kaloi?

Emanuela: Jo. E kam parë. Është folur shumë për këtë puthje. Por në të vërtetë nuk ka asgjë për të folur, pasi është pjesë e një skene. Nuk jam ndjerë aspak xheloze.

Gazetari: Më kë do kishe zgjedhur me banorët aty, përveç Ilirit, që do pije një kafe?

Emanuela: Me finalistët? Me të gjithë, të them të vërtetën, se më pëlqen të kuptoj nga secili prej tyre si e mendojnë dhe e kanë përjetuar këtë eksperiencë. Ndoshta personi i parë do ishte pikërisht Arjola.

Gazetari: Do të kishe pranuar të hyje në shtëpinë e BB VIP, njësoj si Iliri?

Emanuela: Nuk e di. Unë nuk e di nëse mund të qëndroj kaq shumë larg nga vajza. Do të ishte një sfidë e madhe për mua.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF