Ish-konkurrentja e Për’puthen, Antonela Berisha habiti me pohimet se kishte marrë ftesë për tu bërë pjesë e “Sanremo 2020”, kur një gje të tillë e ka arritur vetëm një moderator e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu.
Ajo tha se u kishte rënë në sy VIP-ave italiane. Por kreu i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, ka përgënjeshtruar pretendimet e saj se ishte pjesë e “Sanremo 2020”, duke e konsideruar si “një ngjarje që tronditi gjithë Shqipërinë”. Cukali rrëfeu se nuk e ka parë në asnjë moment në festival ish-konkurrenten e “Për’puthen” dhe se për të nuk është shkruar asnjë lajm në mediat italiane.
“Do të ndalesha tek Sanremo i këtij viti, jo për Sanremon vetë por për një ngjarje që tronditi të gjithë Shqipërinë, njerëz të cilët nuk e kanë parë kurrë dhe nuk e dinë shumë se çfarë është Sanremo. Të vetmin kontakt mund ta kenë pasur me pjesëmarrjen e Alketës. Dhe e vetmja gjë që dimë për Sanremon është që zonjusha Antonela Berisha ka dal në Sanremo. Duke e parë Sanremon me vëmendje, unë nuk e pash kurrë këtë vajzë në asnjë moment. U futa në internet për të kërkuar çfarë thuhet për të në mediat Italiane dhe nuk ka asnjë informacion, vetëm në ato shqiptare”, tha ai në “Top Albania Radio”.
Edhe për fotot e botuara në një portal Italian, ku nënvizohej se ajo kishte marrë vërtet një ftesë, Cukali e kishte një shpjegim. “Ky lajm nuk ekziston dhe se në shumë vende të botës ndodh që të paguhet për të publikuar një artikull që qëndron në media për disa orë, e më pas fshihet”, tha ai dhe shtoi se “puna e Sanremo qëndron vetëm në kokën e kësaj zonjushës”.