Banorët e shtëpisë së famshme të Big Brother VIP, u vendosën mbrëmjen e djeshme përpara një prove të re. Atyre u është kërkuar të lexojnë titujt e lajmeve të fundit dhe të përgjigjen nëse janë të vërteta apo jo.
Në një moment, aktorja Arjola Demiri ishte duke lexuar titullin: “Bora Zemani shpallet personazhi i vitit 2021”, por nuk e shqiptoi mirë mbiemrin e moderatores.
Kaq u desh që Donaldi, me të cilin Bora ka qenë në një lidhje dashurie, të reagonte menjëherë, duke i tërhequr vëmendjen për gabimin.
“Më fal, vëlla Zemani, Bora Zemani”, u shpreh Arjola kur pa reagimin e fortë të Donaldit, i cili krijoi një lidhje të re me këngëtaren kosovare, Beatrix ramosaj, ndërsa fansat presin të shohin sesi do të vazhdojë romanca e tyre edhe jashtë shtëpisë së BBV.