Kur princi Charles të bëhet mbret, e shoqja e tij, Camilla do të kthehet në mbretëreshën e Anglisë. Përfitimet e saj do të jenë të panumërta, e mes tyre, është dhe një nga kurorat më të kushtueshme në botë.
Imperial State Crown ruhet me fanatizmin më të madh nga personeli i sigurisë. Ajo është e zbukuruar me 2,868 diamante, 273 perla, 17 gurë safir, 11 smeraldë dhe pesë rubinë.
Diamantët e saj janë të disa llojeve përfshirë ato të tipit Cullinan II, ndërsa gurët e tjerë janë safir të St.Edëardit, Stuart Sapphire dhe rubin të Black Prince’s.
Mbretëresha Elizabeth, gjatë ceremonisë së Jubileut të Platinit për 70-vjetorin e saj në fron, deklaroi se: “është dëshira ime e sinqertë, kur të vijë koha, që Camilla të quhet monarke”.