Kylie Jenner dhe Travis Scott janë bërë prindër për herë të dytë. Miliarderja ka mirëpritur më 2 shkurt fëmijën e dytë, një ditë pas ditëlindjes së 4-t të vajzës Stormi.
Mediat e huaja kanë konfirmuar së Kylie ka sjellë në jetë një djalë, por emri ende nuk është zbuluar.
Lajmin e bukur e bëri me dije vetë Jenner me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
“ ?2/2/22”, ka shkruar ajo përkrah një fotografie bardhezi të dorës së porsalindurit, ndërkohë që të shumta kanë qenë urimet nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj të shumtë.