Bashkëshortja e Arben Dukës, Pranvera para pak ditësh ka dhënë një intervistë për gazetën Dita, ku ka folur për dhimbjen e madhe që la pas ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj. Ajo rrëfeu tronditjen e madhe që kishte shkaktuar te djali i tyre humbja e të atit.
Denis Duka ndërroi jetë këtë të enjte në moshën 35-vjeçare, si pasojë e një infarkti. Ai jetonte në SHBA.
“Beni ia la amanet me gojë: Babi nuk është mirë, i tha, por çfarë do që të ndodhi, se dhe mund të ndodhi, i tha, ju të dy ju nuk do të vini. Ishte dhe kohë e shkurtër, që nga momenti kur u dha lajmi deri sa u varros Beni ishin vetëm 24 orë. Ata nuk arrinin dot as në Europë me gjithë këto masa për Covidin, plus me fëmijë të vegjël janë…
Unë tani sa të bëj të dyzetat e Benit do iki tek ta dhe duhet të rri 3-4 muaj, se, sidomos djali, po e përjeton shumë keq. Më merr shpesh në telefon…”, tha Pranvera Duka, e cila fatkeqëisht tashmë ka marrë një tjetër tronditje të madhe, humbjen e të birit.