KreuCelebrity

Bora kthehet në “Për`puthen”: Kaloi Omicron, temperaturë 40 dhe…

Bora kthehet në “Për`puthen”: Kaloi Omicron,

Pas disa ditë shkëputjeje nga ekrani për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, Bora Zemani u rikthye në “Përputhen”. Moderatorja tregoi se ishte prekur nga koronavirusi, dhe nuk kishte kaluar shumë lehtë, por tashmë është rekuperuar plotësisht.

“Më në fund u riktheva dhe unë në “Përputhen” pas disa ditëve të vështira duke qenë se nuk kam qenë mirë nga gjendja shëndetësore, ashtu si shumë të tjerë sepse kemi dëgjuar shumë njerëz që janë sëmurë këtë periudhë. As ne që punojmë në ekran nuk jemi imun ndaj këtyre virozave”, tha Bora.

Më herët, për ndjekësit në Instagra, ajo kishte realizuar një video ku tregonte pak më në detaje problemet që kaloi.

“Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, thoshte aty.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF