Festivalit i 66-të i Këngës “Eurovision 2022” do të prezantohet nga këngëtarja Laura Pausini, aktori Alessandro Cattelan dhe këngëtarja Mika.
Treshja e talentuar do të presë gjysmëfinalen dhe finalen e madhe që do të zhvillohet përkatësisht të martën më 10 maj, të enjten 12 dhe të shtunën më 14 maj.
Lajmi emocionues u dha gjatë transmetimit të mbrëmjes së të mërkurës në Festivalin e Muzikës në Sanremo të Italisë, kur të tre prezantuesit u ngjitën në skenë së bashku me prezantuesin Amadeus pak para një lidhjeje të drejtpërdrejtë me qytetin mikpritës të Eurovisionit në Torino, ku numërimi ka nisur mbrapsht…
Pas 100 ditësh qyteti do të mirëpresë festivalin e muzikës europiane, kjo falë fitores që grupi Maneskin i solli Italisë një vit më parë me këngën “Zitti e Buoni”.
Kujtojmë që Shqipëria do të përfaqësohet nga Ronela Hajati me këngën “Sekreti”, e cila do të çelë natën e parë gjysmëfinale të festivalit europian.



















