KreuCelebrity

Surpriza e natës së parë, Maneskin shkëlqen në Sanremo!

Këtë të martë është mbajtur nata e parë e edicionit të 72 të Sanremos, e cila do të pasohet edhe nga katër mbrëmje të tjera në ditët në vijim.

Teksa zbriste shkallët Amadeus i prekur përshëndeti rikthimin e publikut në Festivalin e Sanremo 2022, duke emocionuar të gjithë të pranishmit në sallë dhe jo vetëm.

Qershia mbi tortë në këtë natë të parë ishin anëtarët e grupit Maneskin, të cilët e kishte pranuar ftesën më kënaqësi kur vetë Amadeus ua kishte propozuar, dhe u kishte premtuar se do të vinte t’i merrte kudo që ata të ishin.

Amadeus tregoi se vetëm dy orë 2 orë para nisjes së festivalit, pjesëtarët e Maneskin e kishte marrë në telefon dhe i kishin thënë se pse nuk kishte vajtur t’i merrte. Kjo deklaratë e tij shkaktoi mjaft të qeshura në sallë, teksa Amadeus vazhdoi se ai ishte shkëputur nga teatri Ariston dhe kishte bërë shoferin, duke sjellë në skenë grupin e famshëm.

Maneskin fillimisht kënduan “Zitti e Buoni”, këngë e cila triumfoi vitin e kaluar dhe bëri të mundur që Eurovision 2022 të zhvillohet në Itali. Grupi italian në krye të top listave botërore shkëlqeu jo vetëm me performancën e tyre të pakrahasueshme, por edhe me pamjen për të cilën kishin zgjedhur markën luksoze Gucci.

E gjitha mbrëmja u transmetua live dhe zgjati rreth 3 orë e gjysmë, ku gjithçka ishte e përsosur dhe magjike. Në garë këtë vit janë 25 këngë, dhe këtë natë të parë u prezantuan 12 prej tyre, Mahomood & Blanco, La Rappresentante Di Lista, Dargen D’Amico, Gianni Morandi, Massimo Ranieri, Noemi, Michele Bravi, Rkomi, Achille Lauro & Harlem Gospel Choir, Giusy Ferreri, Yuman, Ane Mena.

25 këngëtarët nuk do të eliminohet dhe të gjithë do të arrijnë në mbrëmjen e madhe finale, ku do të shpallen edhe fituesit. Kujtojmë që këtë Sanremo do të rikthejë edhe mbrëmjen speciale, e cila do të mbahet të premten më 4 shkurt, gjatë së cilës artistët do të performojnë këngë të viteve ’60, ’70, ’80 ose ’90.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF