KreuCelebrity

Nadezh e “Love Story”: Jam rrëmbyer dhe dhunuar për tre vjet nga ish-partneri!

Gjatë spektaklit të kësaj të hënë në “Love Story” u transmetua takimi mes Kristit dhe Nadezh.

Ky ishte takimi i parë mes fronistit dhe bukuroshes, e cila ka ardhur nga SHBA-ja për t’u bërë pjesë e programit të dashurisë.

Gjatë takimit ajo rrëfeu një histori të trishtë të cilën ajo e ka përjetuar nga ish-partneri i saj. Nadezh tregoi se është dhunuar fizikisht për tre vjet dhe në fund ish-partneri e ka rrëmbyer me forcë.

Por, fatmirësisht çdo gjë tashmë ka përfunduar dhe ish-partneri i Nadezh ka përfunduar në burg.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Kam pyetje të tjera, më personale, përvojat e tua me djemtë, ose burrat si kanë qenë?

Nadezh: Kam patur marrëdhënie ku kam qenë e dhunuar fizikisht.

Kristi: E dhunuar fizikisht? Me të vërtetë?

Nadezh: Po, për tre vjet, përfundova…..

Kristi: Dhunë e dyanshme?

Nadezh: Jo, nga njëra anë. Madje dhe më ka rrëmbyer. Në fund të lidhjes….

Kristi: Të ka rrëmbyer? Kjo është gjë e rëndë…

Nadezh: Jo, është shumë, shumë e rëndë. Gjithsesi ka përfunduar në burg. Erdhi një herë te stacioni i trenit, më rrahu para të gjithëve aty!

Kristi: Ku ndodhi kjo gjë? Në çfarë vendi?

Nadezh: Në Francë. Më ka kapur dhe tërhequr me forcë para të gjithëve, më ka kapur për flokësh dhe asnjëri nuk lëvizte. Përfundova tek shkallët, dola nga ana tjetër dhe përfundova në makinë.

Kristi: Po, kjo është shumë e rëndë.

Nadezh: Po është shumë, shumë e rëndë

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF