KreuCelebrity

Nënvarianti i Omicron shumë herë më i transmetueshëm!

Omicron aktualisht përbën shumicën e infeksioneve në mbarë botën, por së fundmi shkencëtarët janë duke ndjekur me vëmendje një nënvariant të tij, të njohur si BA.2, i cili po konkurron me variantin origjinal në Evropë dhe Azi.

Varianti origjinal BA.1 përbën sot 98.8 për qind të të gjitha rasteve të regjistruara me coronavirus, por disa vende kanë filluar të raportojnë një shtim të rasteve me nënvariantin BA.2, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Disa studime thonë se BA.2 është edhe më shumë i transmetueshëm sesa varianti BA.1, por ende nuk ka të dhëna nëse ai i shpëton mbrojtës së ofruar nga vaksinat.

Zyrtarët danezë vlerësojnë se BA.2 është 1.5 herë më i transmetueshëm se sa varianti origjinal i Omicronit dhe sipas të dhënave të deritanishme nuk shkakton sëmundje më të rëndë. Konkretisht në Danimarkë është vënë re një farë shqetësimi, pasi disa zona me numër të lartë rastesh me variantin origjinal, po raportojnë shtim të rasteve me nënvariantin e ri.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF