KreuCelebrity

Breshka më e vjetër në botë do të mbushë 190 vjeç!

Breshka më e vjetër në botë feston gjatë këtij viti ditëlindjen e 190-të. Breshka e quajtur Jonathan besohet të ketë lindur në vitin 1832 por ka dyshime se breshka është më e vjetër se kaq.

“Jonathan mund të jetë 200 vjeç, sepse informacioni në lidhje me mbërritjen e tij në ishull nuk është i saktë dhe nuk ka të dhëna të vërteta për lindjen e tij”, thotë për “CNN”, Matt Joshua, kreu i turizmit.

Dëshmi për moshën e breshkës është bërë një fotografi e shkrepur midis vitit 1882 dhe 1886. Në të shihet Jonathan duke kullotur në kopshtin e “Plantation House”, rezidenca e Guvernatorit të atëhershëm të Shën Helenës i cili është një ishull në Oqeanin Atlantik.

Breshka është nën kujdesin e veterinerëve që edhe e ushqejnë, pasi vitet e kanë lënë të shurdhër dhe pa nuhatje. Jonathan jeton së bashku me tre breshka të tjera gjigante: David, Emma dhe Fred.

Zyrtarët në ishull po punojnë aktualisht për festimet e ditëlindjes së Jonathanit, të cilat janë planifikuar për më vonë këtë vit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF