Arjola mbrëmjen e kësaj të premte vendosi të mos e hapë kutinë e Pandorës duke refuzuar kështu një udhëtim në Disneyland me fëmijët.
Arjola tha se udhëtimin do ia realizojë vetë fëmijëve të saj dhe refuzoi të hapte kutinë me frikën se zarfi i zi do ta vinte para zgjedhjes për të çuar në nominim disa banorë.
Opinionisti Arbër Hajdari e quajti “të dobët” këtë zgjedhje nga Arjola. “Mu duken shumë të dobëta të dyja, edhe Arjola, edhe Monika, të cilat kanë hyrë në një reality shoë ku janë të detyruara të nominojnë banorët dhe gjithë ditët flasin për rivalitet. Shumë shpejt do vihen në këtë situatë, që të nominojnë”, tha ai.
Arjola u shpreh se moshapja e kutisë nuk e bën aspak të dobët, por udhëtimi nuk ishte dëshira që ajo kishte shprehur. E përlotur, ajo tha se ka shprehur dëshirën të prezantojë Portokallinë. “Te kartolina kam shkruar që dëshira ime është të prezantoj Portokallinë krah Salsanos dhe Fjoralbës. Kjo më ngre dhe më mundëson gjithashtu udhëtimin për fëmijët e mi”, shtoi ajo.