KreuCelebrity

William Levy dhe Elizabeth Gutierrez i japin fund martesës!

Çifti i njohur i telenovelave, William Levy dhe Elizabeth Gutierrez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila duhet thënë që ka patur shumë ulje-ngritje.

Ky lajm i ka befasuar fansat e çiftit. Ka qenë William ai që e ka konfirmuar ndarjen e nëna e fëmijëve të tij me anë të një postimi në Instagram.

“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, ka shkuar aktori.

Pas 10 minutash, Levy e ka fshirë postimin, por gjithsesi dikush mundi të siguronte një screenshoot, të cilin e ka shpërndarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF