Presidenti Ilir Meta në një intervistë të dhënë së fundmi në emisionin “Now” ka vijuar akuzat ndaj kryetarit të PD-së, teksa ka theksuar kontributin e LSI-së në mbështetje të kryedemokratit.
Presidenti tha së Basha është personi i dytë pas Berishës që e ka mbështetur, ndërsa bashkëshortja e tij kryetarja e LSI-së dogji 19 mandate deputetësh për të qenë në një linjë me PD.
“S’kam asgjë personale. Pas doktorit, për atë s’ka bërë njëri sa unë. Dhe sa ka bërë gruaja ime për të, s’ka bërë gruaja e tij. Kam frikë që ajo edhe votën s’ia ka dhënë. Gruaja ime i dha besën, dogji edhe 19 mandate që s’i kishte marrë ajo”, tha Meta.
Më tej Meta theksoi se është e patolerueshme që vendi të shkojë në krizë për shkak të sjelljes të Bashës.