KreuCelebrity

“Edhe tetë vite më ke, do martohem me tjetër”, Rudina i bën  “presion” Markut!

Rudina Dembacaj tregoi se ka vizituar një fallxhore për të parë fatin e saj. Letrat  kanë parashikuar se do marrë një propozim për martesë kur të mbushë 42 vjec. Aktorja e humorit rrëfeu se kjo nuk i pëlqeu bashkëshortit të saj, Mark Frroku, por ajo vetë nuk e la rastin t`i shpëtonte.

“Po ju them sekretin e famshëm dhe pse jam në sheshxhirim. Para disa ditësh, shkova dhe pashë letra tarot, mes të tjerave më tha ajo “Rudina kur të shkosh 42 vjeçe, do të marrësh një propozim tjetër për martesë” (qesh). Unë e di që ndoshta shumë jush nuk do surprizohen, por Markut nuk i erdhi mirë.

Të gjithë të tjerët kanë qeshur. Që prej asaj dite i them Markut, sillu mirë me mua, se 8 vite ikin shpejt. S’janë ndodhë gjë e madhe. I thashë më bëj ndonjë dhuratë të bukur për Shën Valentin, se 8 Shën Valentin do kesh me mua, 8 ditëlindje mos u kurse se nuk ja vlen. ‘Ha ha, jeta ime’, kaq tha”, u shpreh Rudina.

Dyshja lidhi kurorë vetëm pak koë më parë. Aktorja ka ja vajzë me ish bashkëshortin, Alex, ndërsa ka qenë e fejuar edhe me partnerin actual të Arbana Osmanit, Eduart Grishajn.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF