KreuCelebrity

Donaldi vuan largimin e Beatrix: “Më kapi stres dhe ankth” ! 

Donald Veshaj duket nuk po e përjeton mirë qëndrimin në shtëpinë e Big Brother VIP pas eleminimit të Beatrix. Teksa diskutonte me  Egzona Rafunën, aktori i humorit tha se nuk ka qënë në gjendje të mirë emocionale dhe ‘i duket sikur po humbet veten’.  Moderatorja nga Kosova, e ngushëlloi  duke i kujtuar “ ka një arsye’ që po qëndron ende në shtëpi dhe ‘nuk duhet të dorëzohet’.

Donaldi:Më duket sikur po humbas veten time…

Egzona: Mos harro arsyen përse je futur. Mos u dorëzo.

Donaldi: Ajo arsyeja po më mban këtu brenda. Kam momente që do të dorëzohem njeri jam dhe unë. Dje në darkë kur u shtriva, errësirë komplet, gjumë spo më vinte më kapi një si llloj stresi, ankthi…

Egzona: Është shumë normale për ty që ta kesh këtë ndjesi për shkak të shkëputjes me Beatrixën. Mban dhe mendjen sesi është ajo jashtë, çfarë po bën.