KreuCelebrity

Pfizer dhe BioNTech nisin provat klinike për vaksinën kundër Omicron!

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se më 25 janar kanë nisur provat klinike për të testuar një version të ri të vaksinës së tyre, që është veçanërisht e dizajnuar për variantin Omicron të coronavirusit.

Kjo pasi varianti Omicron duket se shmang mbrojtjen e ofruar nga marrja e dy dozave të vaksinës. Kompanitë thanë se kanë në plan të testojnë përgjigjen imunitare të këtij versioni të ri të vaksinës për Omicron si përmes dhënies së tri vaksinave te personat e pavaksinuar, por po ashtu edhe përmes dhënies së dozës përforcuese te njerëzit që veçse kanë marrë dy dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Po ashtu do të testohet edhe doza e katërt e vaksinës ekzistuese dhe doza e katërt e vaksinës që ka në shënjestër Omicronin te personat që para gjashtë muajve janë vaksinuar me tri doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Pfizer tha se regjimi me dy doza të vaksinës origjinale mund të mos ofrojë mbrojtje të mjaftueshme kundër infektimeve me variantin Omicron.

Megjithatë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se marrja e tri dozave të Pfizer/BioNTech dhe Moderna ofrojnë 90 për qind mbrojtje nga hospitalizimet.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF