Sipas një ankete globale për drogat në vitin 2021, kanabisi është droga e dytë më e përdorur në mbarë botën, pas alkoolit dhe përpara duhanit. Adoleshentët dhe të rinjtë e përdorin më shpesh kanabisin.Kanabisi konsiderohej dikur si një drogë e rrezikshme, si porta për fillimin e konsumit të drogave. Kurse vitet e fundit kanabisi po pranohet publikisht gjithnjë e më shumë dhe përdorimi i tij po bëhet i ligjshëm në gjithnjë e më shumë vende, thote DW.
Studiuesit amerikanë të Universitetit Shtetëror të Oregonit thanë se kanabinoidët mund të parandalojnë COVID-19 dhe përdoren për trajtimin e kësaj sëmundjeje, sepse ato bllokojnë virusin që të hyjë në qelizë dhe kështu mbrojnë kundër infeksionit me virusin korona.
Studimi i tyre tregon se acidet CBGA (acidi kanabigerolik) dhe CBDA (acidi kanabidiolik) lidhin proteinat e Covid-19 dhe parandalojnë hyrjen e SARS-CoV-2 në qeliza, shkruajnë studiuesit në Journal of Natural Products. Në ndryshim nga tetrahidrokanabinoli i mirënjohur (THC) në kanabis, CBGA dhe CBDA nuk janë psiko-aktive.
Studiuesit nuk i kryen eksperimentet tek njerëzit, por në kultura qelizash në laborator. Dhe deri tani kanë provuar vetëm variantet alfa dhe beta të koronavirusit, megjithatë studiuesit janë optimistë se kanabinoidet janë gjithashtu efektive kundër varianteve të tjera.