KreuCelebrity

Shuhet legjenda e Kombëtares dhe Partizanit, Robert Jashari!

Ish-futbollist i Kombëtares shqiptare dhe Partizanit, Robert Jashari është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij. Ai ishte një ikonë e futbollit shqiptar, ku gjatë karrierës së tij ka shkëlqyer duke rrëmbyer trofe të shumta.

Robert Jashari fitoi gjashtë herë Kampionatin Kombëtar midis viteve 1957 dhe 1964 me Partizanin e Tiranës dhe ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin Kombëtar në tre sezone radhazi midis viteve 1962 dhe 1965, me respektivisht 18, 9 dhe 14 gola. Me kombëtaren ka zhvilluar 7 ndeshje në total.

Jashari është autori i golit të parë historik gjysmë shekulli më parë në Irlandën e Veriut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF