KreuCelebrity

Instagrami së shpejti platformë me pagesë!

Rrjeti social më i përdorur Instagram po teston një opsion të ri i cili do të ndikojë në suksesin e aplikacionit. Opsioni i ri ka të bëjë me abonimin me pagesë për të parë postimet e llogarive publike në Instagram.

Testimi fillimisht ka nisur në SHBA, kur rreth 10 krijues të ndryshëm përfshirë këtu basketbollist, astrolog, influncer do të shohin ecurinë e llogarive të tyre bazuar në këtë. Këtu përfshihen story dhe lidhje live ekskluzive për fansat dhe ndjekësit e tyre.

Pagesa do të jetë mujore dhe do të jetë nga $0.99-99.99$, ndërkohë që krijuesit do të kenë përveç tikut blu dhe një tik ngjyrë lejla i cili tregon për krijimet me pagesë.

“Jam i lumtur të krijoj funksione specifikisht që paguajnë krijuesit për punën e tyre kreative dhe ta vendos në përdorim dhe për krijues të tjerë”, u shpreh themeluesi i Meta që ka në zotërim edhe Instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF