Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, është bërë nënë për herë të parë. Mësohet se ajo dhe partneri i saj Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali.
Një burim i afërt me këngëtaren ka thënë për “KOHA.net” së këngëtarja ka lindur, dhe se gjendja e saj shëndetësore dhe e binjakëve është shumë mirë.
Ky burim ka theksuar gjithashtu së këngëtarja së bashku me Ustan kanë vendosur t’i mbajnë fëmijët larg mediave, duke mos ekspozuar asgjë.
“Genta po mundohet t’i mbajë fëmijët sa më larg mediave. Fokusi i saj momental është te kënga që ajo ka publikur, këngë kjo që është realizuar kohë më parë gjatë shtatzënisë se saj. Ajo dhe fëmijët kanë një shëndet shumë të mirë për momentin”, tha burimi i afërt me këngëtaren.