KreuCelebrity

Arbana Osmani përplaset keq me Fjoralba Ponarin në Top Channel, ja arsyeja!

Në spektaklin e kësaj të marte të “Big Brother VIP” Einxhel Shkira mori një surprizë nga dy shoqet e saj, moderatoret e njohura Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.

Gjatë takimit Fjoralba Ponari i dha një mesazh të koduar Einxhelit sesi po shihet lidhja e saj nga jashtë, teksa e këshilloi që të mos hiqte foksin nga objektivi se përse ka hyrë në “Big Brother VIP”.

Burime pranë televizionit bëjnë me dije se këtë të mërkurë në dreke në Top Channel ka ndodhur një debat i ashpër mes Fjoralbës dhe Arbanës. Debati ka qenë me tone të larta dhe ka ndodhur në korridor. Arbana ka akuzuar Fjoralbën se ajo i dha informacion Einxhelit dhe se ka ndikuar në lojën e saj.

Nga ana tjetër Fjoralba e ka akuzuar produksionin duke i thënë se e kanë katranosur keq punën dhe se nuk janë aspak profesional e të denjë.

Të dyja moderatoret kanë mbajtur qëndrimet e veta, duke mos u tërhequr ndaj debati mes tyre nuk është mbyllur në paqe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF