KreuCelebrity

“Kur putha Bujar Asqeriun shkalloi fisi”, Arjola Demiri tregon paragjykimet që ka kaluar

Arjola Demiri që nga momenti që është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka rrëfyer shumë histori nga jeta e saj.

Së fundmi, Arjola teksa ka biseduar me Einxhelin ka treguar paragjykimet me të cilat është hasur për shkak të profesionit të saj.

Ajo tha se një puthje me aktorin e njohur, Bujar Asqeriu kishte shkaktuar debat në familjen e saj.

“Bëra filmin ‘Njerka’ dhe puthesha me Bujar Asqeriun. Shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte: Ça faji kam unë… Ne jemi shumë të lidhur. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq”, është shprehur ndër të tjera aktorja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF