Kanë qene të lidhur për 3 vjet, një histori e konsoliduar për të cilën Beatrix ka folur edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, ku zbuloi se ishte lidhja e saj e parë e rëndësishme por mori fund për shkak të intrigave.
Ata dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, madje janë shfaqur së bashku në “Dancing Ëith the Stars”, kujton panorama.com. Gjithashtu i kishin dedikuar edhe tatuazh dashurisë së tyre. “Forever”, ose shqip ‘përgjithmonë’ ishte tatuazhi që Elvi Cenolli dhe Beatrix Ramosaj patën “gdhendur” të dy në trup.
“Jam shumë e lumtur që atë eksperiencë me një njeri që ma ka ditur vlerën dhe më ka mbështetur. Më ka motivuar shumë. E vlerësoj për atë periudhë që ka qenë në jetën time, gjithçka e ka fundin e vet.
Jam e mendimit “forever”, e kam edhe tatuazh, por në jetën reale ndodh ndryshe. Erdhi momenti që thashë Beatrix zgjohu, kjo është jeta, gjithçka e ka fundin e vet”, thoshte asokohe Beatrix për Prive.