Mbrëmjen e kësaj të hënë është transmetuar takimi i radhës mes Danielës dhe Vilianit, ku kanë sqaruar ndër të tjera se ku është marrëdhënia e tyre.
Biseda nisi me një verë të athët, por më pas gjithçka u ëmbëlsua. Fronistja kujtoi ndodhitë e disa javëve më parë, kur ajo kërkoi një pauzë nga takimet me Vilianin dhe tha se këtë gjë e kishte bërë për të parë se si ai do të reagonte.
Por konkurrenti e kishte befasuar për keq, pasi kishte vendosur që të dilte me vajza të tjera, por gjithçka e kishte bërë publike dhe Daniela kishte parë gjithçka dhe shtoi se kjo sjellje nuk i afronte, por i largonte ata të dy nga njëri-tjetri.
Më tej Daniela tha se Viliani është një nga djemtë që ajo nuk mendohet dy herë për ta zgjedhur.
Ndërkohë Viliani e surprizoi fronisten me fjalët e ëmbla, “Gjëja më e bukur që unë dua ta shpreh dhe nuk ta kam thënë është që një ditë dua të zgjohem me ty”, deklaratë kjo që u pasua me puthje dhe përqafime.
Pjesë nga biseda:
Viliani: Do të thotë që ti je xheloze.
Daniela: Jo unë jam territoriale.
Daniela: Faleminderit që më duron ka shumë, faleminderit që më jep të gjithë kohën dhe faleminderit për të gjitha puthjet që më ke dhënë.
Viliani: Kjo vjen falë teje, pasi nëse unë te kam duruar e kam parë të arsyeshme që të duroj, pasi më pëlqen. Unë duroj shumë, tipi im është që të mos duroj.
Daniela: Po si ka mundësi që më duron mua.
Viliani: Kjo më pëlqen mua, pasi këtë vlerësuar dhe e kam parë që kimi jonë ishte.. Gjëja më e bukur që unë dua ta shpreh dhe nuk ta kam thënë është që një ditë dua të zgjohem me ty.