KreuCelebrity

A i mungoi Donaldi në ditën e saj të lindjes? Cfarë thotë Bora!

A i mungoi Donaldi në ditën e saj të lindjes? Cfarë

Bora Zemani, festoi dy ditë më parë ditën e saj të lindjes dhe në mediat rozë, jehona vazhdon ende. Moderatorja mbushi 30 vjeç dhe nuk ngurroi ta ndante gëzimin me kolegë, familjarë, miq të vjetër e të rinj.Në festën që bëri xhiron e rrjetit ishin të ftuar dhe mjaft personazhe të njihur të shoëbizit, që postuan plot pamje e foto në profilety  etyre.

Të pranishëm dhe dy këngëtarët, Klajdi dhe Bruno, të cilët kënduan gjatë gjithë mbrëmjes, e madje i kënduan dhe këngën “Toxic Love”, projekt i Elgitit i shkruar nga Donaldi për Borën. Po ish partneri, a i mungoi në këtë ditë të vecantë për të? Bora thotë jo.

“Ishte dhe një nga arsyet pse doja ta organizoja në mënyrë të tillë. Në këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur.

Kam afër vetes familjen, miqtë e mi të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës dhe ndihem shumë e lumtur që kanë ardhur të gjithë. Tregon një shenjë respekti për njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët ndihem e përmbushur plotësisht,” u shpreh ajo për “Prive”.

 

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF