
David Beckham e ndezi edhe një herë debatin mbi afërsinë e prindërve me fëmijët pasi ndau një foto ku shihej duke puthur (sërish) në buzë vajzën e tij 10 vjecare. Një gjë të tillë e ka bërë më herët dhe e shoqja, Victoria. Pas tre djemve, cifti e kishte pritur me padurim të madh mbërritjen e një vajze, dhe nuk lënë rast pa e treguar dashurinë e tyre për Harper.
“Babi & Princesha Leia bënë një shëtitje të bukur bashkë këtë mëngjes”, ka shkruar 46 vjecari në krah të fotos, ku shihej duke prekur buzët me vogëlushen e tij.
Reagimet sërish, nuk vonuan. “Përse e puth vajzën në buzë? Është e cuditëshme dhe e papërshtatshme”, komentoi një person. “Edhe pse është e ëmbël, të lutem mos e puth fëmijën në buzë, nuk është më bebe. Puthe në ballë ose në fae”, shkruante një tjetër.
Posh dhe Becks, sic njihen ndryshe, janë sot njëri prej cifteve më të famshme në botë. Ata kanë katër fëmijë së bashku, Brooklyn, Romeo, Cruz, dhe Harper.