KreuCelebrity

Trendet pranverë-verë 2022 dolën: Të vetmet që duhet të njihni!

Tendencat e modës pranverë-verë 2022 i sollën emocione të mëdha njohësve të kësaj industrie. Dëshira për të qenë “përrallor” vazhdon,  por ka ende një kërkesë dhe një domosdoshmëri e fortë për veshje të thjeshta e megjithatë të mrekullueshme që mund t’i vishni me nxitim. Ka vende për të shkuar, njerëz për të parë dhe shumë kombinime që ju përshtaten. Pra, ndërkohë që nga njëra anë ka një zhvendosje shumë të qartë drejt llojit të veshjes zbuluese, tepër të guximshme, të prerë pak këtu e aty,  ka gjithashtu një antitezë shumë elegante dhe të nënvlerësuar. Ajo flet për tekat e një blerësi modern dhe prirjen e natyrshme për të ndryshuar mendjen. Disa ditë mund t`i kaloni si Rosie Huntington-Whiteley-n në një kombinim klasik, tërësisht bezhë dhe në të tjerat mund të jeni më shumë Dua Lipa me minifund dhe këpucë-platformë, pasi njerëzit janë vërtet personazhe komplekse.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF