KreuCelebrity

Pas sëmundjes së rëndë, aktorja e njohur e “Parasite” frymëzon fansat!

Kush e ka parë filmin “Parasite”, me siguri e njeh aktoren e njohur koreano-jugore Park So Dam. Muajin e kaluar ajo u diagnostikua me kancer papilar të tiroides.

30-vjeçarja u diagnostikua gjatë një kontrolli shëndetësor dhe iu nënshtrua një operacioni. Teksa Park So Dam vazhdon të shërohet nga operacioni i saj i kancerit tiroide, ajo është shumë ative në rrjetet e saj sociale duke i mbajtur fansat të përditësuar në këtë mënyrë që mos të shqetësohen për të.

Aktorja ka postuar foto të ndryshme nga xhirimet e filmit “Special Cargo”, duke frymëzuar të gjithë ndjekësit e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar selfie me një mace të lezetshme. Ajo i postoi fotot me mbishkrimin “Podong, Podong, Podong im”, teksa ka pozuar në mënyra të ndryshme të adhurueshme me macen që kishte xhiruar filmin me të.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF