Ishin dy prej aktorëve më të njohur e të dashur të momentit për publikun, ndaj prodhuesit e filmit “El Cid” ishin të bindur se kjo I shtonte shanset e suksesit të tij. Por pikërisht prej atij filmi, Charlton Heston arriti ta urrente bashkëprotagonisten e tij, e madje nuk duronte dot as t`I hidhte sytë.
Loren ishte një nga yjet më të njohura në botë në vitin 1960 dhe megjithatë Heston nuk i bëri përshtypje bukuria apo talenti i saj. Ajo do të fitonte Oscar-in e parë për një film jo në gjuhën angleze për Tëo Women (La Ciociara) dhe kishte bërë bujë në Hollyëood që kur nënshkroi marrëveshjen e saj origjinale me Paramount në 1956. Cary Grant, Clark Gable dhe Sinatra pasuan në filma si It Happened In Napoli, Houseboat, The Pride and the Passion, dhe Milioneres ëith Peter Sellers. Ajo ishte po aq e aftë në dramë sa në komedi dhe një prani e fuqishme fizike. Pra, çfarë shkoi keq me Heston?
Heston gjithashtu vinte si një yll i madh dhe një fitues i Oskarit në 1959 për Ben-Hur. Si zgjedhja e parë e regjisorit për rolin qendror, ai pati qartazi një lloj ndjenje pronësie mbi El Cid. Por më pas erdhi Loren, po aq e famshme, po aq e vlerësuar, me po aq vullnet të fortë dhe me opinionin e saj. Ajo donte që skenari të rishkruhej me skena më romantike për personazhin e vet, Doña Ximena. Ajo pranonte të xhirohej vetëm për 8-10 javë, kështu që orari i filmimeve duhej të riorganizohej që t’i përshtatej asaj. Dhe ajo kërkoi një pagesë të madhe. Në fund duket se u pagua 200 mijë dollar, një goxha shumë për kohën, e madje edhe më shumë sesa Heston.
Këto dje sjelljet e saj prej dive bënë që ylli amerikan ta urrente m madje ai nuk duronte as ta shikonte në sy gjatë skenave romantike mes tyre dhe bënte sikur përhumbte vështrimin larg, “në të ardhmen”.