KreuCelebrity

Xheisara mes lotësh: Më kanë hedhur në rrugë se s’pranova të fejohem e vogël

Një nga banoret e reja të shtëpisë së “Big Brother VIP” është Xheisara, e cila së fundmi i ka prekur të gjithë me historinë që ka ndarë me banorët.

Ajo është përlotur, teksa ka rrëfyer se nuk flet me një pjesë të familjes së saj, pasi kur ajo është bërë këngëtare ata nuk kanë pranuar dhe donin ta fejonin në moshë të vogël.

“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bërë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedh se kanë dash të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar.

Kam ik 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjet 20 ditë rrugëve në Tiranë. Edhe mamit i thoja jam shumë mirë. Edhe kam 9 vite që jetoj vetëm. 9 vite që nuk kam patur asnjë njeri, a kam bukë apo nuk kam bukë”, rrëfeu ajo mes emocionesh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF