KreuCelebrity

“Do më vrasë kur të dalë”, Romeo nxjerr në ankand Instagramin e Donaldit, dhe ka një arsye!

Donaldi prej më shumë se tre muajsh ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, dhe para se të bëhej pjesë e ‘realiy show’ ai ia ka dorëzuar Instagramin e tij vëllait binjak.

Mbrëmjen e kësaj të martë Romeo ka postuar një video ku tregon mesazhet e fundit që Donaldi i ka dërguar para se produksioni t’ia merrte telefonin dhe te to dëgjohej ku i ka treguar paswordet e rrjeteve sociale dhe i kërkon që të bëjë kujdes dhe askush tjetër të mos ketë akses në telefonin e tij.

“Meqë ky më konsideron kaq të trashë e nuk ka besim tek unë, po e nxjerr në ankand Instagramin e Donaldit në këtë moment. Më shkruani në DM për oferta”, ka thënë Romeo.

Ndërkohë krah videos ka shkruar, “Do më vrasë kur të dalë, por e di që do më mbroni ju”. Pas postimit të shumta kanë qenë komentet, ndaj mbetet për t’u parë se sa do të jetë oferta më e madhe për të patur Instagramin e Donaldit.

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF