KreuCelebrity

Rebel Wilson do të jetë prezantuesja e ceremonisë “Bafta”!

Aktorja australiane, Rebel Wilson do të jetë prezantuesja e ceremonisë së sivjetshme “BAFTA”, bëri të ditur Akademia Britanike e Filmit.

Komediania e famshme e njohur për rolet në filma të tillë si, “Bridesmaids” dhe “Pitch Perfect”, do të drejtojë ngjarjen e rëndësishme të kinematografisë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila mbahet më 13 mars në “Royal Albert Hall”.

“Ndihem shumë e nderuar që do ta prezantoj ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘BAFTA’ në muajin mars, kur Covid-19 nuk do të ekzistojë më sepse deri atëherë sigurisht që kjo pandemi do të ketë ikur. Do të jetë një natë shumë argëtuese. Ky shoë do të jetë një festë e përvitshme e disa filmave të rëndësishëm britanik dhe jam e sigurt se të gjithë do të argëtohen. Shihemi në muajin Mars”, deklaroi aktorja përmes një komunikate zyrtare për media.

Këtë vit, ky eveniment  do të garojë me atë të  “Critics Choice Awards” që mbahet  në Los Angeles, i cili së fundmi e ricaktoi datën e mbajtjes në të njëjtën natë me ceremoninë “BAFTA”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF