KreuCelebrity

Biznesmeni ofron një shujmë të madhe parash për të surprizuar Arjolën brenda shtëpisë së BBV!

Ish-fituesi i “Big Brother Albania 6” Anaid Kaloti tregoi disa detaje më shumë rreth parashutave që kalojnë mbi shtëpinë e Big Brother VIP. Në emisionin ‘Expuls’ ka treguar se gjatë një bisede me biznesmen, i është kërkuar dërgimi i disa parashutave për Arjolën.

“Që të kuptojmë diçka, kanë qenë tre parashuta. Një unë, një Kledi dhe një nga fansat e Donaldit. Ajo e 9 janarit ishte ajo që shkaktoi më shumë polemika dhe i shqetësoi të gjithë njerëzit.

Edhe për Arjolën na kërkoi dhe ofroi shumë të madhe parash një biznesmen për ta surprizuar me 3 parashuta. Ai na tha që mamaja e tij e kishte shumë qejf dhe donte që t’i bënte një dhuratë”, tha Anaidi.

Arjola konsiderohet një prej konkurenteve të forta brenda BBV. Anaidi dha katër emra kur u pyet se cilët mendon se e meritojnë të jenë finalist. “Arjola, Iliri, Donaldi dhe Monika”, tha ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF