Në një deklaratë të papritur që i trishtoi mjaft fansat e tyre, Michelle Hunziker dhe Tomaso Trussardi thanë se kanë vendosur t`i japing fund lidhjes 10 vjecare. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ata me anë të një njoftimi zytar. Asnjëri prej tyre nuk sqaroi arsyet e ndarjes, ndërsa shtuan se do të përkushtohen në rritjen e vajzave.
“Pas 10 vitesh bashkë, ne kemi vendosur të ndryshojmë planet e jetës tonë. Jemi të përkushtuar të ndjekim rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme, me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin. Ndarja do të mbetet një çështje e jona dhe private.
Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me këtë temë për të ruajtur privatësinë e familjes tonë. Michelle dhe Tomaso”, kanë shkruar ata në një njoftim zyrtar të publikuar nga “ANSA”.
Historia e dyshes nisi në vitin 2011; dashuria e tyre u kurorëzua me martesë në 2014-tën dhe u bënë gjatë kësaj kohe prindër të dy vajzave, Sole dhe Celeste. Michelle u bë e famshme në Itali më herët kur u martua me Eros Ramazzotti, ndërkohë që ishte fanse e tij dhe nga martesa në moshën 19-vjecare me të ka një vajzë me emrin Aurora.