Alesia Bami ka folur për herë të parë rreth ftesës që iu bë modeles Beniada Nishani për të prezantuar emisionin e sportit “Procesi Sportiv”, të cilin aktualisht e drejton ish-velina.
Moderatorja foli në “Ftesë në 5”, ku e cilësoi Beniadën si një “njeri pozitiv”, që duhet studios së këtij programi. Në fakt, sipas Alesia ka qenë ajo vetë dhe Edi Manushi, që e kanë bërë këtë ftesë.
“Beniadën e kam ndjekur më shumë në Big Brother Vip, por e kemi pasur disa herë të ftuar edhe në “E Diell”. Më duket shumë pozitive dhe mendoj që do t’i duhet studios së Procesit Sportiv me atë energjinë pozitive që ka.
Unë nuk e kam pasur ndonjëherë problem që të afroj vajza të tjera, që e kanë disa nga vajzat. Bashkë me Manushin i bëmë ftesën, kishte dhe miratimin tim”, tha 32 vjecarja.