KreuCelebrity

“Do të luftoj për veten, Gabrielin dhe ty”, bashkëshorti i Hueyda El Saied rrëfen momentin kur morën vesh për sëmundjen e rëndë!

Artistja Hueyda El Saied humbi jetën në mënyrë të parakohshme për këtë shkak të një sëmundje e rëndë, duke shkaktuar një dhimbje të madhe të familjarët dhe fansat e saj të shumtë.

Bashkëshorti i artistes së ndjerë Thierry Grosjean, mëngjesin e kësaj të mërkure ka folur në “Wake Up” për dy muajt pa partneren e tij.

 

Thierry u shpreh se ka qenë një përvojë shumë e keqe për të dhe Gabrielin, por i kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe janë të fortë. Ai theksoi se vetë artistja pranoi që të luftonte me sëmundjen pa e bërë publike, duke e shprehur se ajo ishte një luftëtare e madhe.

Ai ka ndarë edhe momentin kur ata kanë marrë vesh lajmin shokues në korrik të 2020-s, dhe rrëfeu se Hueyda brenda disa orësh vendosi të luftonte dhe të përballej me sëmundjen. “Kur morëm njoftimin nga mjeku, ishte një shok për ne. Ishte një shok shumë i madh. Vetëm pas disa orësh ajo vendosi, ok, është një lajm i tmerrshëm por unë duhet të përballëm. Do të luftoj për veten time, për Gabrielin dhe për ty. Ajo gjeti përqendrimin vetëm pas disa minutash që mori lajmin”, tha ai.

Intervista:

Si kanë qenë për ty këto dy muaj pa Hueyda-n?

Një përvojë shumë e keqe, sërish shumë e komplikuar për mua e Gabrielin. Por jemi të fortë, i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Por sërish dhimbja është aty për mua.

Pse vendosi ta mbante të fshehtë sëmundjen? Kishte një arsye konkrete?

Po, ishte vendimi i saj të mos e ndante dhe unë isha plotësisht dakord. Nuk donte që njerëzit të ndjenin keqardhje për të. Unë e kuptoj se ishte një shok për fansat e saj në Tiranë dhe botë. Por për të ishte e rëndësishme të qëndronte fokusuar në luftën kundër kësaj sëmundjeje. E për këtë vendosi që ta mbante sekret.

Sa e vështirë ishte për të që ta përballonte dhe për t’i shkuar deri në fund luftës?

Sigurisht që nuk ishte e lehtë. Kur morëm njoftimin nga mjeku, ishte një shok për ne. Ishte një shok shumë i madh. Vetëm pas disa orësh ajo vendosi, ok, është një lajm i tmerrshëm por unë duhet të përballëm. Do të luftoj për veten time, për Gabrielin dhe për ty. Ajo gjeti përqendrimin vetëm pas disa minutash që mori lajmin. Ajo e nisi procesin kur ne morëm njoftimin në korrik të vitit 2020. Gjatë këtyre 18 muajve ajo po luftonte. Jemi të gjithë krenarë për të, unë, mjekët dhe infermierët, jemi krenarë për luftën e saj. Ajo është një luftëtare e vërtetë. Është luanesha ime.

U vendos që ajo të prehej në Luksemburg, për shumë arsye. Shumë miq donin të vinin për homazhe, por për shkak të pandemisë ishte e pamundur. Pse atje?

Të jem i sinqertë me ju është vendimi im. Sigurisht me miratimin e të gjithë familjarëve. Është përgjegjësi e imja. E kuptoj se perceptimin dhe mendimet që vijnë nga Tirana, por unë dua që ta mbaj pranë.

Çdo ditë unë shkoj dhe e vizitoj atë te varrezat. Për mua dhe Gabrielin është e rëndësishme ta kemi shumë pranë nesh. Asnjëherë nuk u dorëzua gjatë kësaj lufte po përballe. Luftonte e luftonte, e buzëqeshte deri në fund.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF