KreuCelebrity

Një 3-vjeçar ndërron jetë për shkak të temperaturës!

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 3-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit.

Ai u dërgua me temperaturë në spital nga familjarët ndërkohë që kishte 4 ditë që mjekohej në kushte shtëpie.

3-vjeçari nga fshati Kusarth u dërgua me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit, ku u fut menjëherë në oksigjen pasi ishte në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve ai ishte prekur nga Pneumonia bilaterale dhe kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.