KreuCelebrity

“S’kisha asgjë për t’i ofruar”, Ermal Mamaqi kujton fillimet me Amin!

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.

Së fundmi, aktori ka dhënë një intervistë për “Libero”, ku ndër të tjera ka rrëfyer edhe njohjen me Amin, në kohën kur ata kanë qenë pjesë e programit të humorit “Portokalli”.

Ermali zbuloi se ka qenë një dashuri me shikim të parë dhe se atë kohë nuk kishte asgjë, por i ka bërë një premtim të cilin duhet thënë që e ka mbajtur. “I kam thënë se nuk kam asgjë për të ofruar përveç vetes time, por jam shumë i sigurt dhe të premtoj që do të vijë një ditë që do t’i plotësojë të gjitha dëshirat e tua dhe të bëj të jetosh si princeshë”, tha ai.

Më tej, Ermali ka ndarë më shumë detaje,  “Në kohën kur jam lidhur me Amin kam qenë një nga aktorët e Portokallisë dhe le ta themi kështu në kuptimin material të fjalës nuk kisha asgjë, nuk kisha as shtëpi as makinë. Ami ishte prezantuesja e Portokallisë, kur unë vendosa që kjo do të jetë gruaja e jetës time kam shkuar i kam bërë një premtim.

Ne e ndërtuam vetë të dy jetën tonë, familjen tonë. Kemi një jetë shumë të lumtur dhe komode, kemi bizneset tona. Jam shumë i lumtur që këtë e bëmë nga zero dhe e bëmë të dy”, shtoi Mamaqi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF