Ceremonia e çmimeve Grammy Awards do të mbahej më 31 janar, por u shty për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.
E teksa disa ditë më parë u vendos që ceremonia do të realizohej në një moment tjetër, tashmë është zbuluar edhe data e re.
Mësohet se eventi i ndarjes së çmimeve Grammy do të mbahet më 3 prill. Kjo do të jetë ceremonia e 64-të, e cila do të mbahet për herë të parë në Las Vegas dhe do të ketë një transmetim live në CBS.
Kujtojmë që ky është viti i dytë që çmimet Grammy shtyhen, pasi edhe në vitin 2021 ndodhi e njëjta gjë për shkak të përhapjes të virusit.



















