Ylli botëror Dua Lipa vitin e kaluar njoftoi se në 2022-shin do të lançonte Service95, një buletin javor falas në të cilin do të ndante rekomandimet për çdo gjë, që nga këshillat e udhëtimit, restorantet, pushimet, koncertet e shumë e shumë gjëra të tjera.
Këngëtarja së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se Service95 do të nisë zyrtarisht më 3 shkurt.
Më herët Lipa shpjegoi se po e quan projektin e saj të ri Service95 sepse ajo ka lindur në vitin 1995 dhe, ndër të tjera vuri në dukje se, “Unë gjithmonë e kam parë veten si dikë që është në shërbim të fansave dhe ndjekësve të mi”.
Përveç buletinit, Service95 do të përfshijë gjithashtu një ‘podcast’, por ende nuk është e qartë se kur do të nisë.