
Robert Aliaj vazhdon të mbetet një njeri tepër i drejtpërdrejtë dhe nuk ngurron t`i thotë gjërat hapur, ashtu sic i mendon. Artisti i njohur së fundi shprehu mendimin e tij lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, dhe nuk ishte aspak ai që do të donte të dëgjonte Ronela Hajati.
Gjatë një interviste, në programin ‘A shoë’ , Aliaj u shpreh se ndjente keqardhje që ‘muzika tallava’ do të shkojë në Eurosong, duke iu referuar këngës “Sekret” të Hajatit.
“Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë.”
Më tej, ai foli edhe për stilin e tij të veçante duke thënë : “Unë mendoj se jam gjithashtu një produkt i ngjarjeve dhe unë e shpreh këtë në forma artistike siç është veshja ime, e cila për mua është një deklaracion kush je dhe përse je, ti thotë veshja pa fjalë. Unë jam thjesht vetvetja. Unë jam njëri i lirë, transparent që do të thotë opinionin publik ta krahasosh me zero që nuk ka asnjë influencë tek ty. Unë e shikoj si mision të jap kontributin tim social”.