Fifi vazhdon të mbetet mjaft e komentuar në rrjetet sociale, dhe një pjesë të reagimeve, I nxit pikërisht ajo vetë me postimet e saj.
Kështu ndodhi dhe me publikimin e fundit, ku këngëtarja nga Ferizaj, emri i vërtetë i të cilës është Filloreta Raçi-Fifi, shfaqet në shoqërinë e ish-bashkëshortit të modeles Adrola Dushi, Adis Patushin.
“Adis Patushi çfarë dua unë me ty”, shkruante Fifi në krah të fotos.
Kjo është hera e parë që shfaqen të dy bashkë, edhe pse thuhet se kanë ruajtur një miqësi të mirë. Adrola, e cila ka me Adisin një djalë, Troin, është shprehur disa kohë më parë se nuk e konsideronte gabim martesën e tyre, por sipas saj, kur ajo ndodhi, ata thjesht ishin shumë të rinj.