KreuCelebrity

Njihuni me 30-vjeçaren, e suksesshme në karrierë dhe nënë e 7 fëmijëve!

Emisioni i pasdites “Rudina” na njohu këtë të mërkurë me shembullin e një gruaje të suksesshme në karrierë dhe në familje.

Ajlin Alfredaj, është vetëm 30 vjeçe dhe ka sjellë në jetë 7 fëmijë, ka kryer dy fakultete dhe mban disa pozicione profesionale të konsiderueshme për nga përgjegjësia.

Ajlin, pasi ka punuar si juriste më parë, prej 1 viti është drejtuese e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tropojë.

Ajlin Alfredaj është e angazhuar edhe në pozicione të tjera si: anëtare e Këshillit Bashkiak në Tropojë, kryetare e Aleancës së Grave, këshilltare e Qarkut Kukës dhe Anëtare e Kryesisë Kombëtare.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF