Pas eliminimit të Dagz brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u krijua një situatë e tensionuar, pasi ai nuk ishte i zgjedhuri i Donaldit dhe Beatrixit, të cilët e konsideronin mik.
Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Dagzi dhe Einxhël, por edhe nga fansat e PM dhe të Dagzit, të cilët e kanë quajtur tradhti faktin që Donaldi në zinxhirin e shpëtimit zgjodhi Tanin dhe jo DJ.
Në lidhje me këtë situatë së fundmi ka reaguar edhe PM në rrjetin e tij social dhe ka treguar qëndrimin e tij.
Ai thekson se ka patur raporte të mira me të gjithë banorët, e s’ka aspak dëshirë të përfshihet në debate, duke lënë të kuptohet se tani e tutje nuk do të përkrahë veçanërisht asnjë prej tyre.
“Përshëndetje t’gjithëve. Po shoh komente përkrahë atë, përkrahë këtë. Më shumë sinqeritet po ju them një herë dhe nuk e përsëris më: Përderisa si PM e kam potencuar që me t’gjithë banorët e shtëpisë e kam pas 1 RAPORT shumë të mirë, s’dua të përfshihem në asnjë lloj debati me askënd “pse s’perkrahë atë apo atë”. Me të gjithë kam raporte shumë të mira dhe ju uroj fitore të gjithë banoreve aty brenda dhe shumë suksese në karrierën e tyre jashtë shtëpisë. Faleminderit t’gjithëve e më e së shumti atyre që na përkrahën brenda shtëpisë. Ju don shoku PM shume”, ka shkuar ai.
Kujtojmë që PM ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me Donadin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Horoskopi ditor, e premte 21 janar 2022
















Femrat perfekte lindin në këto 3 shenja!


