Aktori i njohur Florjan Binaj dhe bashkëshortja e tij Sadina janë bërë prindër për herë të tretë.
Lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vogëlushes sapo e dha vetë aktori me anë të një postimi në Instagram, duke i surprizuar jo pak fansat. Flori dhe Sadina kanë vendosur ta quajnë të voglën e shtëpisë Vjosa, një emër ky shumë i bukur shqiptar.
Aktori ka publikuar një video ku shihet dora e të sapolindurës, dhe krah saj ka shkruar, “Vjosa lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë”.
Kujtojmë që ata janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, Krenës dhe Glaukut.











Celebrity
Femrat perfekte lindin në këto 3 shenja!






Celebrity
Ndërron jetë burri më i vjetër në botë!


