KreuCelebrity

Blogerja e njohur, nënë për herë të parë!

Blogerja Negin Mirsalehi dhe partneri i saj Maurits Stibbe do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë blogerja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku ka publikuar disa fotografi shumë të bukura.

“Jam shumë e emocionuar që po ndaj me ju se unë dhe Mau po presim 1 fëmijë. Oh Zot i madh, a mund ta besoni se në të vërtetë do të bëhemi prindër? Ky viti i fundit ka qenë më sfiduesi pasi na thanë se do të ishte shumë e vështirë të bëheshim prindër. Prandaj ky do të jetë bebushi jonë i mrekullisë dhe jam shumë mirënjohëse për këtë”, ka shkuar ajo.

Kujtojmë që në qershor të vitit të kaluar, teksa ata ishin me pushime në Itali për të festuar 15-vjetorin e lidhjes së tyre, Maurits i propozoi për martesë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF