KreuCelebrity

“Nëse përpiqet ta heqë, dhemb”, unaza e Megan Fox paska një kuptim të veçantë!

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly prej gati dy vitesh janë duke përjetuar një romancë të bukur dashurie.

Duket se lidhja e tyre tanimë po bëhet më serioze, pasi këngëtari i “Papercuts”, 31 vjeç, i propozoi Megan Fox , 35 vjeçe, teksa i dhuroi aktores një unazë shumë të veçantë.

Machine Gun Kelly ka zbuluar një veçori të çuditshme të unazës së fejesës që ai ia dhuroi partneres së tij.

“Lloji i unazës në fakt është me gjemba. Pra, nëse ajo përpiqet ta heqë, dhemb. Dashura është dhimbje”, u shpreh ai në një intervistë për “Vogue”.

Më tej Machine Gun Kelly tregoi se një nga gurët e çmuar është një smerald kolumbian i pastër, i papërpunuar, “Sapo ishte gdhendur direkt nga miniera. Dhe diamanti ishte direkt nga Stephen. Koncepti është që unaza mund të shkëputet për të bërë dy unaza”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF