“Gaspard Ulliel u rrit me kinemanë, dhe kinemaja u rrit me të. E donin cmendurisht njëri-tjetrin”; me këtë mesazh në Twitter, kryeministri francez Jean Castex përcolli keqardhjen e tij të thellë për ndarjen e papritur nga jeta të një ylli në rritje të kinematografisë vendase. Aktori Gaspard Ulliel, i famshëm sidomos për portretizimin e bërë Yves Saint Laurent, vdiq në një aksident tragjik me ski.
Nga sa pohohet në deklaratën e familjes së tij, 37 vjecari kishte pësuar një traumë të madhe në kokë pas përplasjes me një tjetër skiator. Ai u transportua me urgjencë në një spital të Grenoble pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në resortën Savoyard të La Rosière.
Pavarësisht përpjekjeve të mëdha, mjekët nuk arritën megjithatë t`ia shpëtonin dot jetën. Kritiku i fimit, Bruno Cas e përshkroi vdekjen e tij si një tragjedi absolute. “Është e tmerrshme, është një tragjedi kaq e madhe; ai ishte i ri, i pashëm, një njeri magnetik dhe një pasion të pashtershëm për punën e tij. Ne por vrisnim mendjen kur do e shihnim sërish në ekranin e madh, kur mbërriti lajmi i vdekjes së tij. Një përplasje tronditëse mes një rinie të shndritshme dhe vdekjes”, tha Cas.
I konsideruar si një nga aktorët francezë më të famshëm të brezit të tij, Ulliel tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare me rolin e tij në filmin “Hannibal Rising”. Në 2017-tën, ai fitoi çmimin Cesar, që shihet si ekuivalenti francez i Oskarëve amerikanë. Vlerësimin e mori për interpretimin e shkëlqyer në filmin “It’s Only the World” të Xavier Dolan, ku kishte në krah dy aktore të tjera mjaft të vlerësuara franceze, Marion Cotillard dhe Lea Seydoux.














Femrat perfekte lindin në këto 3 shenja!





